RTV AHIRETI
Shëndetësi

Fryrja e barkut: Ushqimet që ndihmojnë para se të filloni mjekimin me ilaçe apo suplemente

fryrja-e-barkut:-ushqimet-qe-ndihmojne-para-se-te-filloni-mjekimin-me-ilace-apo-suplemente

Ndjeheni të fryrë? Na ndodh të gjithëve, mos u shqetësoni…

Fryrja e barkut i ndodh të gjithëve në momente të caktuara, edhe kur bëjmë maksimumin e përpjekjeve për të qenë në formë të mirë fizike.

Ki parasysh që duhet të tregosh kujdes me ushqimet që e ndjen se të shkaktojnë siklet për të mos i ngrënë.

Ka raste që fryrja shkaktohet pas një vakti të bollshëm me një ose dy ushqime problematike. Ndonjëherë shkaktar është uji i mbledhur në trup prej ndryshimeve hormonale.

Ndjesia e parehatisë që shkakton fryrja është sikleti më i madh, ndaj po ju njohim me 8 ushqime që do t’ju ndihmojnë ta lehtësoni veten, pa kaluar te mjekimet apo suplementet.

Kosi: I pasur me probiotikë dhe bakterie të mira që ndihmojnë procesin e tretjes, kosi e lehtëson shpejt inflamacionin.

Xhenxhefili: Konsiderohet si një nga mjekimet bimore më të vjetra në botë, xhenxhefili ka veti anti-inflamatore shumë të forta.

Banania: Kaliumi është arsyeja kryesore pse ky frut jep kontribut në mirëmbajtjen e sistemit tretës.

Limoni: Po, hilja e vjetër e ujit të ngrohtë me limon ndihmon. Aciditeti i tij është shumë i ngjashëm me të vetë stomakut, ndaj ndihmon në balancimin e tij.

Avokado: Nëse je duke mbajtur dietë pa karbohidrate, avokadot janë një opsion i mirë për të hequr fryrjen pasi janë pasura me potasium dhe antikoksidantë.

Kastraveci: Përmban shumë ujë dhe kontribuon në hidratimin e organizmit. Kjo ndihmon në largimin e ujit të tepërt nga qelizat, citon Anabel.

Kivi: Actinidin është një enzimë që gjendet te kivi dhe shpejton tretjen.

Related posts

Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

RTI

Ushqimet që ndihmojnë kundër hipertensionit

Muhamet Ramadani

Spinaq për sy të shëndetshëm

Muhamet Ramadani