RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK-ja është duke vazhduar realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23”

fsk-ja-eshte-duke-vazhduar-realizimin-me-sukses-te-ushtrimit-nderkombetar-“defender-europe-23”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), janë duke u sfiduar në trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Mehaj ka shkruar se objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve të FSK-së, për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër dhe togë.

“Në kuadër të angazhimit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale luftarake, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘Taktika me Njësi të Vogla’ (TTNJV). Objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren”, ka shkruar ai.

Tutje, Mehaj ka thënë se FSK-ja është duke vazhduar në përmbushjen e objektivave me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 23”.

“Vazhdojmë me përmbushjen e objektivave tona për të ardhmen me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë ‘Defender Europe 23’”, thekson ministri Mehaj.

Related posts

“Cisternat greke vazhdojnë të transportojnë naftën ruse edhe gjatë luftës në Ukrainë”

admin

Osmani dhe Kurti i shtrëngojnë duart në rreshtimin e kuadrateve të FSK-së, pas mos-përshëndetjes në Kuvend

Hevzi

Kancelari gjerman Merz bën thirrje për kufizime në mediat sociale për të mbrojtur të rinjtë

Hevzi