RTV AHIRETI
Uncategorized

FSK-ja fiton medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol” në Britani –

fsk-ja-fiton-medaljen-e-arte-ne-garen-prestigjioze-“cambrian-patrol”-ne-britani-–

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar medaljen e artë në garën “Cambrian Patrol”, të organizuar nga Ushtria Britanike.

Ekipi nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore u rendit mes ekipeve më të suksesshme, në një garë ku morën pjesë mbi 60 ekipe nga vende të ndryshme dhe Mbretëria e Bashkuar.

Sipas FSK-së, kjo garë konsiderohet ndër më sfidueset në botë, ndërsa pjesëmarrja e vazhdueshme e ekipeve kosovare ka rezultuar me medalje edhe në vitet e kaluara.

FSK-ja ka vlerësuar profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të saj, të cilët këtë vit arritën të sigurojnë medaljen e artë.





Related posts

5 Career Mistakes Common to Both Early Career and Seasoned Professionals

Rryma mund të shtrenjtohet sërish, KESCO kërkon rritje të tarifave prej 21.4%

Hevzi

Aksion i madh antidrogë në Prizren: bastisen dy shtëpi – zbulohet rreth 1 kilogram marihuanë e fshehur

Kushtrim Guraj