Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është solidarizuar me kërkesat e minatorëve të Trepçës.
Kjo sindikatë i ka bërë thirrje qeverisë që të ulet dhe të negociojë për kërkesat dhe kushtet e minatorëve, në mënyrë që sipas tyre të realizohen të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligje të aplikueshme në Kosovë.
“Mospërfillja dhe injorimi i kërkesave të minatorëve përveçse përbënë shkelje është e patolerueshme dhe aspak e moralshme”, thuhet ndër të tjera në letrën mbështetëse ndaj minatorëve.
Tutje, Federata kërkon të mos bëhen pazare politike në kurriz të minatorëve, por të angazhohen të gjithë akterët relevant për zgjidhjen e kësaj çështje.