Të paktën 45 emigrantë janë të zhdukur pas fundosjes së varkës së tyre në Mesdhe teksa po përpiqeshin të mbërrinin në Europë nga Tunizia, tha agjencia e migracionit e Kombeve të Bashkuara, duke cituar të mbijetuarit.
Roja bregdetare italiane tha të mërkurën se pas fundosjes së një varke tjetër, ka nxjerrë trupat e nëntë personave dhe ka shpëtuar 22 prej tyre, ndërsa 15 janë të zhdukur.
Të mbijetuarit u dërguan në Lampedusa, destinacioni i parë për shumë emigrantë që kërkojnë të arrijnë në Bashkimin Europian.
Rikujtojmë se më shumë se 90 njerëz vdiqën dje kur një varkë peshkimi u fundos javën e kaluar. Sipas informacioneve, në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë.
Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe në fillim të vitit 2023, duke tentuar ta kalojnë Mesdheun qendror nga Afrika Veriore për në Europë. Sipas një deklarate të Kombeve të Bashkuara, ky është tremujori i parë me më së shumti raste të vdekjeve në gjashtë vjet.
Organizata Ndërkombëtare për Migracion ka regjistruar 441 vdekje në muajt janar-mars, për rrugën më vdekjeprurëse të migrimit në botë, ku është theksuar se numri i vdekje mundet të jetë më i madh sesa është dokumentuar.
Sipas raportit, rreth gjysma e këtyre viktimave lidheshin me operacionet e ngadalta të shpëtimit të udhëhequra nga shtetet dhe ose nuk kishte fare mision shpëtimi. /abcnews