RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fushata zgjedhore nis nga 28 maji, KQZ-ja thotë se organizimi i zgjedhjeve kalon 10 milionëshin

fushata-zgjedhore-nis-nga-28-maji,-kqz-ja-thote-se-organizimi-i-zgjedhjeve-kalon-10-milioneshin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e aktiviteteve dhe të buxhetit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 7 qershor. Sipas Komisionit, fushata zgjedhore do të nisë nga 28 maji ndërkohë që organizimi i zgjedhjeve do të jetë 10 milionë e 800 mijë euro.

Pas caktimit dhe shpalljes të datës 7 qershor 2026 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ-ja mori disa vendime në kuadër të fillimit të përgatitjes për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili përfshin, ndër të tjera: deklarimin e partive politike për pjesëmarrje/mospjesëmarrje në zgjedhje; deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve; aplikimin për certifikimin e subjekteve politike; dorëzimin e listave të kandidatëve dhe verifikimin e tyre; periudhën e fushatës zgjedhore; caktimin e qendrave të votimit, përfshirë përfaqësitë diplomatike; regjistrimin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës; periudhën e votimit përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike; certifikimin e listës së votuesve; akreditimin e vëzhguesve dhe mediave; si dhe emërimin e anëtarëve të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillave të vendvotimeve.

Related posts

Iz’raeli shpall qytetin Hebron të Bregut Perëndimor të pushtuar “zonë ush’tarake” pas su’lmit vd’ekjeprurës në Jaffa

admin

FSK përfundon edhe një ushtrim në kuadër të përgatitjeve për “Defender Europe 2023”

Muhamet Ramadani

Pas balotazhit, ndryshime pushteti në disa komuna – kush e uroi kundërshtarin për fitore?

admin