Policia e Kosovës ka njoftuar se kishte marrë para disa ditëve informata se po planifikohej të organizohej një garë shpejtësie në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia, në një postim në Facebook, ka thënë se ka marrë masa, duke gjobitur 21 shoferë dhe po ashtu është konfiskuar një automjet që nuk kishte regjistrim.
“Më datën 28.01.2023, Policia e Kosovës ka pranuar informatë se në autostradën “Ibrahim Rugova” ka një numër të automjeteve të cilat dyshohet se po përgatiteshin të mbanin gara shpejtësie. Policia me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të rrezikimit të pjesëmarrësve në trafik ka ndërmarr veprime të menjëhershme ku ka arritur të identifikoj një numër të personave dhe automjeteve me ç’rast ndaj 21 shoferëve janë shqiptuar gjoba sipas ligjit për rregullat e trafikut dhe 1 automjet është konfiskuar pasi që i njëjti nuk ka poseduar regjistrim. Policia e Kosovës njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti shoferët e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut përfshirë edhe organizimin e garave jashtë rregullave ligjore, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e Policisë