RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetMaqedoni

Gashi për incidentin ndaj Osmani: Sigurimi im ka ndërhyrë vetëm për të qetësuar situatën

gashi-per-incidentin-ndaj-osmani:-sigurimi-im-ka-nderhyre-vetem-per-te-qetesuar-situaten

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Afrim Gashi, lidhur me incidentin ndaj presidentes Osmani, në aeroportin e Shkupit, ka deklaruar se ndwrhyrja e sigurimit tw tij, ka qenw për të qetësuar situatën dhe jo për të krijuar skandal diplomatik.

Sipas Gashit, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për tejkalim të autoritetit përndryshe shteti ligjor nuk ka kuptim.

“Unë nuk jam njeriu që mund të them se çfarë ka ndodhur saktësisht. Kam ndërhyrë vetëm për të qetësuar situatën, jo për të bërë skandal diplomatik dhe mendoj se gjithçka është bërë ashtu siç duhet. Nëse ka një tejkalim të autoritetit, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi. Përndryshe, shteti ligjor nuk ka kuptim nëse nuk jemi objektivë dhe nuk respektojmë ligjet dhe protokollet. Sigurimi im ka shkuar për të qetësuar situatën. Dhe nëse dikush dëshiron të bëjë një incident nga kjo, kjo varet nga ata njerëz. Angazhimi im është që të qetësohemi dhe të bashkohemi, e jo të përçajmë dhe të bëjmë incidente”, ka thënë ai

Related posts

Mjekët musliman do të mbajnë seanca të ndihmës së parë falas në xhamitë përreth Australisë

Muhamet Ramadani

Ankaraja thirrje SHBA-së të ushtrojë presion ndaj Izraelit për të ndalur sulmet në Gaza

Muhamet Ramadani

Rubio u thotë ministrave arabë se lufta me Iranin mund të zgjasë “edhe disa javë”

admin