Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se forcat izraelite kanë vazhduar të rrethojnë spitalin “Nasser” në Khan Younis në jug të Gazës për dy javë, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e tij me shkrim, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra tha se 150 punonjës të kujdesit shëndetësor, 450 të plagosur dhe 3 mijë persona të zhvendosur në spital ndodheshin në “zonën e synuar të Izraelit”.
“Okupimi izraelit vazhdon të intensifikojë rrethimin e spitalit ‘Nasser’ edhe në javën e dytë. Brenda dy ditësh do të ndalojnë gjeneratorët në spital për shkak të mungesës së karburantit”, tha Al-Qudra.
Ai tha se janë grumbulluar rrënoja brenda spitalit dhe se forcat izraelite penguan transportimin e këtyre rrënojave. Al-Qudra thekson se ekipet mjekësore, të plagosurit dhe personat e zhvendosur në spital ballafaqohen me mungesë ushqimi.