RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipti mban zgjedhjet presidenciale

egjipti-mban-zgjedhjet-presidenciale

Sot në Egjipt ka filluar votimi për zgjedhjet presidenciale, një garë mes katër kandidatëve duke përfshirë edhe presidentin aktual, Abdel Fattah al-Sisi, transmeton Anadolu.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet për tre ditë nga ora 9:00 deri në orën 21:00 me kohën lokale.

Ndërsa presidenti al-Sisi pret të fitojë një mandat të tretë, kundërshtarët e tij janë Farid Zahran, kreu i Partisë Social Demokrate Egjiptiane, Abdel-Sanad Yamama, kreu i partisë egjiptiane Wafd, dhe Hazem Omar, kreu i Partisë Popullore Republikane.

Në 27 provincat e Egjiptit, votimi filloi në 11.631 qendra votimi brenda 9.376 selive kryesore zgjedhore, sipas medias shtetërore. Rreth 67 milionë votues kanë të drejtë të votojnë.

Related posts

“U vra në mbrojtje të integritetit të shtetit”, Kurti rikujton sulmin terrorist të 24 shtatorit: Segmenti Ballaban- Banjskë merr emrin e heroit Afrim Bunjaku

admin

E rëndë në Greqi/ Prindërit hedhin në koshin e plehrave foshnjën e porsalindur, ja për cfarë po heton policia

admin

E qëlluar me ‘gjakftohtësi’: Vrasja e gjyshes palestineze ndezi zemërim

admin