RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, 4 palestinezë të vdekur nga një shpërthim pranë gardhit kufitar me Izraelin

gaza,-4-palestineze-te-vdekur-nga-nje-shperthim-prane-gardhit-kufitar-me-izraelin

Katër palestinezë kanë humbur jetën në një shpërthim në Rripin e Gazës, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se 19 persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë disa në gjendje të rëndë, në shpërthimin që ndodhi në Gazën lindore pranë një gardhi sigurie përgjatë kufirit me Izraelin.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.

Incidenti ndodhi ndërsa qindra palestinezë u mblodhën pranë gardhit të sigurisë për të shënuar përvjetorin e tërheqjes së Izraelit nga territori bregdetar në vitin 2005.

Sipas dëshmitarëve, forcat izraelite qëlluan me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Izraeli i tërhoqi forcat e tij nga Rripi i Gazës më 22 shtator 2005 si pjesë e një plani nga kryeministri i atëhershëm Ariel Sharon.

Gaza, ku jetojnë afro 2,3 milionë palestinezë, po vuan nga një bllokadë e gjatë izraelite që nga viti 2007, e cila ka ndikuar keq në jetesën në enklavë.

Related posts

Tanket e para amerikane Abrams arrijnë në Ukrainë

admin

Malajzia do të vazhdojë të mbështesë palestinezët pavarësisht se nuk iu bashkua Bordit të Paqes

Muhamet Ramadani

Me ftesë të presidentit Trump, Osmani në Davos për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes

admin