RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ga’za, 9.138 studentë janë vr’arë në su’lmet e Iz’raelit që nga 7 tetori

ga’za,-9.138-studente-jane-vr’are-ne-su’lmet-e-iz’raelit-qe-nga-7-tetori

Ministria palestineze e Arsimit tha se 9.241 studentë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, në deklaratën me shkrim të Ministrisë, është dhënë informacion për humbjet e jetëve në sektorin e arsimit në Gaza dhe Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës.

Nga sulmet e forcave izraelite që nga 7 tetori, 9.138 studentë u vranë ndërsa 14.671 studentë u plagosën në Gaza. Në Bregun Perëndimor u vranë 103 studentë, u plagosën 505 studentë dhe u arrestuan 357 studentë.

Në sulmet në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor 497 mësues dhe administratorë humbën jetën ndërsa 3.426 edukatorë u plagosën. Gjithashtu u arrestuan 357 palestinezë që punonin në fushën e arsimit në Bregun Perëndimor.

Në sulmet shkatërruese që kanë vazhduar prej muajsh, janë bombarduar 353 ndërtesa prej të cilave; shkolla publike, universitete dhe ndërtesa universitare në Rripin e Gazës dhe 65 ndërtesa të lidhura me Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Nga strukturat e bombarduara, 139 u dëmtuan rëndë kurse 93 u shkatërruan plotësisht. Në Rripin e Gazës, 133 shkolla publike u shndërruan në qendra akomodimi për palestinezët e zhvendosur me forcë. Në Bregun Perëndimor u bastisën 69 shkolla dhe 5 universitete dhe u shkatërruan struktura.

Që nga 7 tetori, kur filluan sulmet izraelite, 620 mijë studentë parauniversitarë dhe 88 mijë studentë të universitetit në Rripin e Gazës nuk kanë mundur ende të regjistrohen. Në Gaza, 39 mijë studentë nuk mundën të jepnin provimin e shkollës së mesme të përgjithshme të kërkuar për regjistrim në universitet.

Shumë studentë ishin të ekspozuar ndaj tronditjes psikologjike dhe se po përballen me gjendje të rëndë shëndetësore.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 38.664 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa 89.097 persona u plagosën.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.

Related posts

Nxirren 31 emigrantë afrikanë të vdekur nga deti në Tunizi

admin

Turqia paralajmëron Suedinë të ekstradojë terroristët nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO

admin

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

admin