Disa njerëz janë vrarë dhe disa janë plagosur nga kutitë e ndihmave të hedhura nga ajri në qytetin e Gazës, pasi hapja e disa parashutave dështoi në ajër, raporton Anadolu.
“Aeroplanët hodhën një numër të madh të kutive të ndihmës, por parashutat e disa prej tyre nuk u hapën siç duhet, gjë që çoi në rënien e tyre të shpejtë mbi palestinezët e grumbulluar që prisnin ndihmë”, tha një dëshmitar.
Dëshmitari për Anadolu tha se kutitë ranë në veri të kampit al-Shati dhe në rrugën Al-Jalaa, në veri të qytetit Gaza.
Burimet mjekësore njoftuan se të plagosurit janë transferuar në spitalin Al-Shifa dhe spitalin Baptist.
Vendet arabe, përkatësisht Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Katari, Omani dhe Bahreini, për më shumë se një javë kanë vazhduar me operacione të përbashkëta për hedhjen e ndihmave ushqimore nga ajri në Rripin e Gazës. Operacione të ngjashme ka kryer edhe SHBA-ja.
Izraeli vazhdon ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës në hakmarrje të një sulmi të 7 tetorit nga Hamasi kur Tel Avivi thotë se u vranë rreth 1.200 njerëz. Të paktën 30.800 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza dhe rreth 73 mijë të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit të gjerë në enklavën bregdetare.
Në një vendim të përkohshëm në muajin janar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelit të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.
Armiqësitë kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë, megjithatë edhe dërgesat e ndihmave mbeten mjerisht të pamjaftueshme për të përballuar katastrofën humanitare në Gaza.
BREAKING| Two citizens have been killed and others injured west of Gaza City after being hit by airdropped humanitarian aid due to the failure of the parachute to open. pic.twitter.com/DqxcX5y41E
— Quds News Network (@QudsNen) March 8, 2024