RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, gjendet e vdekur 6-vjeçarja Hind Rajab pas disa ditësh pasigurie

gaza,-gjendet-e-vdekur-6-vjecarja-hind-rajab-pas-disa-ditesh-pasigurie

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se ambulanca e gjysmëhënës së kuqe që shkoi për të shpëtuar 6-vjeçaren Hind Rajab u gjet e bombarduar nga Izraeli dhe se ekipi i saj është vrarë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze lidhur me çështjen thuhet se pasi u gjetën trupat e pajetë të 6 vjeçares Hind Rajab dhe 5 të afërmve të saj që ishin bllokuar në një automjet të shënjestruar 12 ditë më parë nga forcat izraelite në Rripin e Gazës, është gjetur e bombarduar edhe ambulanca e cila kishte shkuar për të shpëtuar ata.

Brenda ambulancës që u shënjestrua drejtpërdrejt në zonën Tel al-Hawa në qytetin e Gazës u gjetën edhe trupat e pajetë të Youssef Zeino dhe Ahmed Al-Madhoon nga ekipi i Gjysmëhënës, thuhet në deklaratë.

“Pushtuesit kanë shënjestuar në mënyrë të qëllimshme ambulancën menjëherë sapo ajo ka mbërritur, pavarësisht sigurimit të koordinimit më përpara për lejen që të shkonte në vendin e ngjarjes. Ambulanca u gjet disa metra larg nga vendi ku ndodhej automjeti i goditur”, thuhet më tej.

Në një deklaratë më 4 shkurt Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se prej ditësh nuk kishte asnjë informacion për 6-vjeçaren Hind Rajab dhe Youssef Zeino dhe Ahmed Al-Madhoon nga ekipi i Gjysmëhënës të cilët u nisën për të shpëtuar vajzën.

Trupat e pajetë të 6-vjeçares Rajab dhe 5 të afërmve të saj, të cilët ishin bllokuar në një automjet të shënjestruar nga forcat izraelite në Rripin e Gazës 12 ditë më parë, u gjetën mëngjesin e sotëm.

Related posts

Rama: Dita kur Shqipëria do të numërojë 10 milionë turistë në vit nuk është e largët

rezart morina

Gjykata Supreme e Izraelit ia rrëzon Netanyahut reformën gjyqësore

admin

Lajçak i bashkohet sot Escobarit në Kosovë

admin