RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, më shumë se 5 mijë fëmijë janë vrarë nga sulmet izraelite

gaza,-me-shume-se-5-mije-femije-jane-vrare-nga-sulmet-izraelite

Ministria palestineze e Arsimit dhe Trajnimit njoftoi se më shumë se 5 mijë fëmijë, shumica studentë, janë vrarë në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.

Ministria palestineze e Arsimit dhe Trajnimit bëri një deklaratë me shkrim me rastin e “20 Nëntorit – Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve”. Në deklaratë thuhet se “Më shumë se 5 mijë fëmijë, mes tyre më shumë se 3 mijë studentë, kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori”.

Në deklaratën ku thuhet se 23 studentë humbën jetën në Bregun Perëndimor të pushtuar, theksohet se pas çdo figure fshihet një histori, një ëndërr dhe një shpresë për njerëzit e vrarë nga Izraeli.

Në deklaratë u bëhet thirrje të gjitha institucioneve dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe arsimit “të marrin përgjegjësitë e tyre brenda juridiksionit të tyre dhe të ndalojnë shkeljet dhe krimet në rritje”.

Vendeve dhe institucioneve botërore iu kërkua të “mbrojnë të drejtat për jetën dhe arsimimin e fëmijëve dhe studentëve palestinezë dhe të kundërshtojnë praktikat shtypëse të Izraelit, ushtrisë dhe kolonëve hebrenj”.

Në deklaratë thuhet se vrasja e fëmijëve dhe studentëve në Rripin e Gazës ka shkelur të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare dhe se këto pamje të tmerrshme të transmetuara në kanalet televizive dhe organet e medias zbuluan mentalitetin e Izraelit dhe se institucionet arsimore në të gjithë vendin janë në shënjestër.

Related posts

Egjipti dhe Arabia Saudite thërrasin në takim urgjent Ligën Arabe për situatën në Sudan

Muhamet Ramadani

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

admin

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

RTI