RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, në sulmet izraelite gjatë natës vriten 50 palestinezë

gaza,-ne-sulmet-izraelite-gjate-nates-vriten-50-palestineze

Të paktën 50 palestinezë u vranë të martën në sulmet ajrore izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa, 40 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një seri sulmesh ajrore izraelite në qytetin Khan Younis.

Agjencia shtoi se në një sulm tjetër ajror izraelit u godit një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, duke lënë të vdekur të paktën 10 palestinezë.

Agjencia Wafa citoi burime të thoshin se për shkak të bombardimeve izraelite në zonat në veri të Rripit të Gazës, 108 civilë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur u dërguan në spitalin Kamal Adwan.

Nën rrethimin e ushtrisë izraelite dhe pa energji elektrike, në spital janë strehuar më shumë se 7.000 njerëz të zhvendosur, shtoi Wafa.

Gjithashtu u paralajmërua për një masakër të mundshme nga ushtria izraelite në Spitalin Kamal Adwan të ngjashme me atë që ndodhi në Spitalin Al-Shifa dhe Spitalin Indonezian.

Izraeli rifilloi ofensivën e saj ushtarake në Rripin e Gazës të premten pas përfundimit të pauzës humanitare njëjavore me grupin palestinez Hamas.

Të paktën 15.899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42.000 të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.

Related posts

BE: Dalja e lartë në zgjedhje, fitore e madhe për Turqinë – VIDEO

rezart morina

Hoxha, prifti, frati dhe shehu pajtojnë tri familje në Doblibarë të Gjakovës

admin

Netanyahu: Izraeli nuk pranon kërkesat e Hamasit për armëpushim

admin