Në objektivin e AA-së u paraqitën trupat që nuk janë mundur të varrosen në spitalin Al-Shifa që ndodhet nën sulmet intensive izraelite dhe mbahet nën rrethim në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Zëvendësministri palestinez i Shëndetësisë në Gaza, Yousef Abu Al-Rish, në një deklaratë për AA paralajmëroi se trupat e pajetë që janë grumbulluar në spitalin Al-Shifa mund të shkaktojnë katastrofë shëndetësore.
Abu Al-Rish tha se më shumë se 100 trupa brenda spitalit dhe rrethinave të tij nuk mund të varrosen për shkak të sulmeve intensive izraelite dhe për shkak të rrethimit ndaj tij.
Zyrtari palestinez tërhoqi vëmendjen se Izraeli vendos në objektiv çdo gjë që lëviz përreth spitalit dhe se trupat janë grumbulluar në spital. Ai tha se personeli shëndetësor dhe punonjësit janë përpjekur të varrosin trupat por që kjo është e pamundur nën sulme intensive.
Trupat e pajetë që nuk janë mundur të varrohen përpara spitalit Al-Shifa, janë paraqitur në fotografitë e AA-së. Ushtria izraelite e cila mban të rrethuar spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës dhe disa spitale në rajon, shpeshherë kryen sulme ndaj spitalit.