RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, rritet në 29.313 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

gaza,-rritet-ne-29.313-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite

Numri i palestinezëve të vrarë në ofensivën e pamëshirshme izraelite kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori është rritur në 29.313, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza, raporton Anadolu.

Ministria me bazë në Gaza e bëri deklaratën ndërsa sulmet shkatërruese izraelite kundër Gazës hynë në ditën e 138-të.

Ministria tha gjithashtu se 69.333 persona të tjerë janë plagosur në sulmet e vazhdueshme izraelite. Në deklaratë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, ushtria izraelite kreu 11 masakra në të gjithë Rripin e Gazës, ku mbetën të vrarë 118 persona dhe 163 të tjerë të plagosur.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë ndërsa ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë deri tek ata”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Sipas të dhënave të OKB-së, për shkak të sulmeve izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda enklavës dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve ndërsa 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Azerbajxhani dërgon ndihmë ushqimore për armenët në Karabak

admin

OKB diskuton draft rezolutën për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare në Kujtim të viktimave të Srebrenicës

admin

Protesta të mëdha në Peru, policia përballet me protestuesit

admin