RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, rritet në 29.782 numri palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

gaza,-rritet-ne-29.782-numri-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës është rritur në 29.782, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza jepet informacion për sulmet që Izraeli po kryen prej 143 ditësh. Si pasojë e masakrës së kryer nga ushtria izraelite ndaj 10 familjeve në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, u vranë 90 persona dhe u plagosën 164 të tjerë.

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori 2023 është rritur në 29.782 ndërsa numri i të plagosurve është rritur në 70.043.

Në deklaratë theksohet se ende ka njerëz të vdekur nën rrënoja dhe në anë të rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk munden të arrijnë tek trupat.

Related posts

Kosova në pjesën përfundimtare të procesit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

rezart morina

Rritja e çmimit të energjisë, dhjetëra mijëra qytetarët protestojnë në Çeki

admin

Francë, nisin hetime lidhur me faljen e namazit nga nxënësit në disa shkolla

admin