RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, rritet në 31.923 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

gaza,-rritet-ne-31.923-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite

Është rritur në 31.923 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 7 tetori 2023 kundër Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 166 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në deklaratë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit në sulmet e forcave izraelite ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 104 palestinezë ndërsa janë plagosur 162 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 31.923 ndërsa i të plagosurve në 74.096.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Related posts

Protestohet para shkollës fillore “Naim Frashëri” – prindërit dhe nxënësit kërkojnë të fillojë procesi mësimor

admin

Studimi: Covid-19 lë pasoja deri 200 ditë pas infektimit, përveç mushkërive prek edhe…

admin

“Kosova dhe Serbia takime sekrete në Zvicër”

admin