RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier për kërcënimin e Vuçiqit: S’mbesim pa gjumë, këtu është prezente aleanca më e suksesshme në histori

hovenier-per-kercenimin-e-vuciqit:-s’mbesim-pa-gjume,-ketu-eshte-prezente-aleanca-me-e-suksesshme-ne-histori

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka komentuar deklaratën kërcënuese të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Ai tha se nuk duhet të mbesim pa gjumë për shkak të këtij kërcënimit, e as qytetarët e Kosovës.

Kjo pasi sipas tij, aleanca më e fuqishme në histori është prezente në Kosovë.

“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshëm”, ka deklaruar ai para mediave.

Sa i përket deklaratave të ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, që tha se “Serbia është më afër NATO-s se Kosova”, ambasadori amerikan Hovenier tha se dëshiron të kundërshtojë të gjithë ata që bëjnë krahasime.

Related posts

Vendet nordike bashkojnë forcat ajrore

admin

Trump dhe ndihmësit e tij të lartë i kërkuan Netanyahut të ndryshojë politikat e Izraelit në Bregun Perëndimor

admin

U zhduk bashkë me kolegun gjatë stërvitjes në Marok, gjendet edhe trupi i ushtares amerikane!

admin