RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gazetari britanik Sami Hamdi kthehet në Londër pas ndalimit në SHBA

gazetari-britanik-sami-hamdi-kthehet-ne-londer-pas-ndalimit-ne-shba

Gazetari dhe komentatori politik britanik, Sami Hamdi, është rikthyer në Londër pasi u mbajt për më shumë se dy javë në një qendër të paraburgimit të emigracionit në Shtetet e Bashkuara.

Hamdi ndodhej në një tur ligjëratash në SHBA kur viza e tij u anulua papritur. Sipas mbështetësve të tij, administrata e presidentit amerikan Donald Trump e ka shënjestruar për shkak të qëndrimeve të tij pro-palestineze.

Bashkëshortja e tij, Soumaya Hamdi, tha se familja ka kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe se ndalimi i tij tregon gjendjen e lirisë së fjalës nën administratën Trump. Ajo theksoi se aktivizmi i Sami-t në mbështetje të Palestinës ishte arsyeja kryesore e arrestimit. /mesazhi

Related posts

Presidenti turk dhe ai azerbajxhanas diskutojnë sulmin me dron në Nakhchivan të Azerbajxhanit

Kushtrim Guraj

Zbehen shpresat për të gjetur të gjallë nga barka e emigrantëve në Greqi

admin

VIDEO- Kishte bërë gati listën e vrasjeve/ Ky është 11-vjeçari që u arrestua nga policia, shikoni arsenalin e frikshëm që zotëronte i mituri

admin