Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se populli i Kosovës e admiron dhe do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
Deklarata e Gërvallës vjen pasi Bideni njoftoi për tërheqjen nga gara presidenciale.
Gërvalla ka theksuar se Biden tregoi se çfarë lideri dhe karakteri të madh ka.
“Udhëheqja e tij në Perëndim dhe kontributi i tij me dekada për lirinë dhe demokracinë globale janë një shërbim për të gjithë botën,” ka shkruar ajo në rrjetin social “X”.