RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla në Parlamentin e Austrisë flet për sulmin në Banjskë

gervalla-ne-parlamentin-e-austrise-flet-per-sulmin-ne-banjske

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, është takuar me deputeten e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Austrisë, Carmen Jeitler-Cincelli, kryetarin e Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë, Andreas Minnich dhe deputetë të tjerë të Parlamentit Austriak.

Sipas njoftimit thuhet se Gërvalla i njoftoi ndër të tjera në detaje edhe për sulmin në Banjskë dhe shtrirjen e sovranitetit shtetëror në tërë territorin e vendit.

“Republika e Kosovës, mbetet e përkushtuar në demokratizim të vendit, sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, mbrojtje të të drejtave të njeriut e lirisë së mediave, fusha këto në të cilat shteti ynë ka arritur rezultate të mëdha, të konfirmuara edhe nga raporte të ndryshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Gërvalla i ka falënderuar deputetët austriakë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e fuqishme bilaterale.

“Informimi i drejtë i shteteve tona mike rreth zhvillimeve në Kosovë, përparimit të arritur në shumë fusha, veprimeve destabilizuese të Serbisë, aktit të agresionit ndaj Kosovës, sulmeve ndaj KFOR-it, dhunës sistematike, kërcënimeve dhe shantazheve të vazhdueshme ndaj qytetarëve në veri të Kosovës nga ana e strukturave ilegale, është domosodoshmëri si përgjigje ndaj propagandës agresive serbe kundër Kosovës”, thuhet tutje.

Related posts

Rusia: Iz’raeli shkel të gjitha normat e ligjit humanitar në Ga’za

admin

Rajonet rreth Danubit përballen me pasojat e përmbytjeve

rezart morina

Kosova me ekip shtetëror për verifikimin e kuotës së punësimit të minoriteteve në institucione

admin