RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Iz’raeli shkel të gjitha normat e ligjit humanitar në Ga’za

rusia:-iz’raeli-shkel-te-gjitha-normat-e-ligjit-humanitar-ne-ga’za

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, vuri në dukje se Izraeli shkel të gjitha normat e ligjit humanitar në Gaza, transmeton Anadolu.

Lavrov bëri deklarata lidhur me çështjet aktuale në Forumin e 10-të Ndërkombëtar “Primakov Readings” i cili mbahet në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, Lavorv deklaroi: “Dhuna ka rrezik të përhapet në Liban. Këtë e ka njoftuar edhe administrata izraelite. Janë paraqitur disa kërkesa. Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar, përfshirë aleatët e Izraelit, do ta kuptojnë se kjo qasje është e dëmshme”.

Duke deklaruar se situata në Rripin e Gazës është “katastrofike” Lavrov tha: “Ne kundërshtojmë metodat që përdor Izraeli këtu. Unë u befasova shumë që zyrtarët izraelitë thanë se metodat e përdorura ishin të drejta dhe deklarata e një zyrtari izraelit, që është shumë e tmershme, ku ai u shpreh se ‘atje nuk ka civilë, të gjithë janë terroristë nga mosha 3-vjeçare’. Administrata e Izraelit shkel të gjitha normat e ligjit humanitar”.

Lavrov më tej ndau shpresën se Izraeli do të dëgjojë zërat që shumë vende në botë knaë ngritur lidhur me situatën në Gaza.

Në vlerësimin e tij për qasjen e Perëndimit ndaj situatës në Gaza, Lavrov u shpreh: “Po zbatohen standarde të dyfishta. Për gjysmë viti në Gaza kanë vdekur 35 mijë palestinezë dhe më shumë se dyfishi i këtij numri janë plagosur. Ndërsa në luftën 10-vjeçare në Donbas, numri i civilëve të vrarë nga të dyja palët nuk është as edhe gjysma e kësaj”.

Duke deklaruar se marrëdhëniet me Izraelin janë “të mira” dhe se ata janë në favor të garantimit të sigurisë së Izraelit në çdo rrethanë, Lavrov vuri theksin se procesi i krijimit të shtetit palestinez është bllokuar prej vitesh.

“Tani, nëse shikoni se çfarë kontrollon në të vërtetë Palestina, është e vështirë të mendohet krijimi i shtetit në këto territore”, deklaroi Lavrov.

Related posts

Mbretëria e Bashkuar: Është në interes të të dy palëve që “urgjentisht” të bien dakord për një marrëveshje mbi Gazën

Muhamet Ramadani

17 fëmijë palestinezë mbërrijnë në Itali për kujdes mjekësor

admin

Costa viziton Kosovën më 3 qershor, takim me krerët e shtetit dhe opozitën

admin