Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, ka takuar disa kryetarë të bashkive arbëreshe në Kalabri.
Ajo ka thënë se në takim ka diskutuar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet komunave.
“U takuam me disa kryetarë të bashkive arbëreshe në Kalabri për të diskutuar mënyrat për të forcuar partneritetin midis komuniteteve tona. Theksuam trashëgiminë tonë të përbashkët dhe ramë dakord të bashkëpunojmë më tej për të përmirësuar bashkëpunimin tonë kulturor dhe ekonomik”, ka shkruar Gërvalla.