RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mjeku norvegjez: Al-Shifa u shndërrua në një shtëpi vdekjeje nga Izraeli

mjeku-norvegjez:-al-shifa-u-shnderrua-ne-nje-shtepi-vdekjeje-nga-izraeli

Mjeku norvegjez, Mads Gilbert, i cili punoi në spitalin Al-Shifa për 16 vjet, tërheqjen e Izraelit pasi e ktheu spitalin në gërmadhë, e interpretoi si kthimi i “shtëpisë së shërimit” në “shtëpi të vdekjes”, transmeton Anadolu.

Prof. dr. Gilbert në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale X, kujtoi se Izraeli shkatërroi spitalin Al-Shifa me 700 shtretër, kompleksi më i rëndësishëm mjekësor në Gaza.

Duke kujtuar se kompleksi u ndërtua gjatë periudhës së mandatit britanik, Gilbert tha: “‘Shtëpia e shërimit’, e quajtur Al-Shifa u shndërrua në ‘shtëpi vdekjeje’ nga Izraeli dhe SHBA-ja, u dogj, u shndërrua në rrënoja dhe u kthye në një varr për pacientët, personelin mjekësor, të afërmit dhe refugjatët”.

Gilber thekson se ky është simbol i qartë i politikave të pashpirta dhe të liga pushtuese koloniale të Izraelit që synojnë shkatërrimin e popullit palestinez, institucioneve dhe jetës së tij sociale.

“Qeveritë e SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar duhet të kenë turp për mbështetjen e tyre për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të Izraelit. Shikoni me kujdes fushat e vrasjeve në Al-Shifa dhe mos harroni kurrë gjenocidin e Gazës dhe autorët e saj!”, tha ai.

Izraeli njoftoi sot se po tërhiqej nga kompleksi më i madh shëndetësor i Rripit të Gazës, spitali Al-Shifa dhe rrethinat e tij, pas sulmeve që filluan më 18 mars dhe zgjatën për 14 ditë.

Gjatë sulmeve 14-ditore, ushtria izraelite vrau më shumë se 200 palestinezë në spitalin Al-Shifa dhe rrethinat e tij dhe arrestoi më shumë se 900 palestinezë.

Related posts

Operacioni policor në veri, sekuestrohen dy vetura dhe një motor me targa të Serbisë

rezart morina

Putin bën thirrje për marrjen e masave për rublën

admin

Nën akuzë për falsifikimin e të dhënave të biznesit/ Donald Trump përballet me procesin e parë penal gjyqësor ndaj një ish-presidenti amerikan

admin