RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla thotë se përputhja e shenjave të gishtërinjve nuk garanton se është kryer identifikimi i Faton Hajrizit

gervalla-thote-se-perputhja-e-shenjave-te-gishterinjve-nuk-garanton-se-eshte-kryer-identifikimi-i-faton-hajrizit

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk garanton për personin i cili është vrarë në Serbi të jetë Faton Hajrizi.

Ajo tha se mostra e shenjave të gishtërinjëve që u dërgua nga Serbia, pas verifikimit në Kosovë u konstatua të jetë e Faton Hajrizit, duke shtuar se “nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as për personin e vrarë dhe as për ndonjë prej pretendimeve të tjera”,

Derisa, Gërvalla në një konferencë për media thotë se u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe misioneve diplomatike, duke përfshirë edhe Zyrës së BE-së në Beograd, për sqarimin dhe zbardhjen e së vërtetës.

Ndryshe, ajo ka thënë se nuk kemi informacione të sakta, për atë se çfarë ka ndodhur në Serbi.

“Siç e thatë bashkëpunimi jo vetëm që është i vështirë por është pothuajse in-ekzistent në të gjithë këto fusha. Ne kemi qenë shumë këmbëngulës në kërkesën që trupi i personit të vrarë, kushdo që të jetë ai ti kthehet familjes për t’u varrosur në Kosovë. Kemi shpërndarë të gjitha informacionet me kohë me të cilat kemi mundur të pajisemi gjatë kësaj kohe. Kemi pasur një mostër të shenjave të gishtërinjve të një personi, i cili pas verifikimit në Kosovë është konstatuar të jetë qytetari i Kosovës, Faton Hajrizi, mirëpo nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as për personin e vrarë, e as për ndonjë prej pretendimeve të tjera. Deri tani gjithçka që ka ndodhur në Serbi është në mjegull. S’mund t’u themi qytetarëve tanë që kemi informacione të sakta, mirëpo nuk fshehim asnjë prej informacioneve të cilat i kemi marrë sepse dëshirojmë që edhe qytetarët edhe mediet të jenë po aq të informuara ose te painformuar sa janë institucionet. Pra deri tani kjo është gjendje. Pa dashur të paragjykojë asgjë çfarë ka ndodhur në Serbi, sepse jam shumë e sigurt se nuk e dimë të gjithë të vërtetën dhe prandaj të presim se si do të rrjedhë. I kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe misioneve diplomatike, përfshirë edhe Zyrës së BE-së në Beograd që të na ndihmojnë në sqarimin e kësaj çështje dhe zbardhjen e të vërtetës”, ka deklaruar Gërvalla.

Related posts

“Turqia dëshiron të bëhet shtet lider në financat islame”

admin

Turqia mesazh ngushëllimi për viktimat nga zjarri në Irak

rezart morina

Forcat izraelite vrasin një palestinez në hyrje të Xhamisë Al-Aksa

rezart morina