RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia mesazh ngushëllimi për viktimat nga zjarri në Irak

turqia-mesazh-ngushellimi-per-viktimat-nga-zjarri-ne-irak

Ministria e Jashtme e Turqisë ka publikuar një mesazh ngushëllimi për personat që kanë humbur jetën në zjarrin në një sallë dasmash në qytetin Mosul të Irakut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se zjarri shpërtheu mbrëmë në një sallë dasmash në zonën Al-Hamdaniyah të Mosulit.

Më tej në deklaratë thuhet se me “pikëllim të thellë” është mësuar se si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën mbi 100 persona dhe se rreth 500 të tjerë janë plagosur.

“Shprehim ngushëllime për ata të cilët kanë humbur jetën për shkak të kësaj ngjarjeje fatkeqe, ngushëllime për të afërmit e tyre. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Related posts

FSK pjesë e konferencës së Forcave Ajrore Amerikane për Evropë, ushtarët vizitojnë Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri

admin

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 321 e lu’ftës

Muhamet Ramadani

Ministri Damka priti delegacionin e MTI-së nga Turqia, të gatshëm për bashkëpunime

admin