RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe

gervalla:-vendosmeria-e-kosoves-per-rend-dhe-ligj-ne-jug-e-veri-eshte-forca-jone-me-e-madhe

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profilin e saj, për garën e kërcimit të organizuar të premten në Liqenin e Ujmanit në veri të vendit.

Kryediplomatja ka shkruar se të qëndruarit në atë vend dhe shijimi i asaj pjese të Kosovës është ndjenjë që të bën të besosh në vendosmërinë e njerëzve të Kosovës që s’u dorëzuan dhe besuan në Kosovën një dhe të pandashme

Gërvalla ka thënë se vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca më e madhe e Qeverisë.

“Vendosmëria e institucioneve tona shtetërore për të vendosur rendin dhe ligjin, për të siguruar një të ardhme të sigurt për secilin qytetar, pa dallim, në jug dhe veri, në lindje dhe perëndim, është forca jonë më e madhe”, ka shkruar Gërvalla.

Related posts

Taravari: Kurti i mirëseardhur në të gjitha komunat dhe trojet shqiptare

Muhamet Ramadani

Turqia lëshon urdhra arresti për Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë izraelitë për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid

Muhamet Ramadani

Kosova i ankohet OKB-së për kërcënim nga Serbia. Vuçiç thotë se s’ka paqe pa Asociacion

admin