RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla: Viti 2023 nga qytetarët do të mbahet mend si viti i fundit i izolimit

gervalla:-viti-2023-nga-qytetaret-do-te-mbahet-mend-si-viti-i-fundit-i-izolimit

Zëvendëskryeministrja edhe ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarc, tha se viti 2023 me pak fjalë mund të përmblidhet si vit i arritjeve të mëdha.

Gërvalla-Schwarc gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, tha se ky vit do të mbahet mend nga qytetarët e Kosovës si viti i fundit i izolimit dhe përjashtimit nga liberalizimi i merituar i vizave.

“Viti 2023 me pak fjalë mund të përmblidhet si vit i arritjeve të mëdha por njëkohësisht edhe i sfidave të mëdha. Viti 2023 nga qytetarët e Republikës sonë do të mbahet mend si viti i fundit i izolimit, i përjashtimit të tyre nga liberalizimi i merituar i vizave. Në themel jo vetëm të ndërlidhjes së lirë të qytetarëve në BE por edhe integrimit të vendit tonë qëndron forcimi i dukshëm i sundimit të ligjit dhe demokracisë. Pa ndryshimet cilësore në vend nuk do të kishim arritur as përmirësimin cilësor të pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Gërvalla-Schwarc.

Related posts

O’Brien nga Beogradi: Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin

RTI

Qytete e fshatra pa ujë për shkak të reduktimeve, liqeni i Badocit mund të mbushet nga Ujmani

admin

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një tjetër komandant të Hezbollahut

admin