RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjakovë, dyshohet se një person vdiq nga rrufeja

gjakove,-dyshohet-se-nje-person-vdiq-nga-rrufeja

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Rugovë të Komunës së Gjakovës dyshohet se një person ka gjetur vdekjen pasi që është goditur nga rrufeja.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh.

‘’Raportohet se në një fushë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja’’, thuhet në njoftim.

Më tutje është bërë e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Related posts

Biden bisedon me Zelenskyn, e njofton për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën! Zbulohet çfarë përfshin paketa e re

admin

Çavuşoğlu: Greqia fshihet pas BE-së

admin

Kuvendi seancë të jashtëzakonshme për shëndetësinë

rezart morina