RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjakovë, dyshohet se një person vdiq nga rrufeja

gjakove,-dyshohet-se-nje-person-vdiq-nga-rrufeja

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Rugovë të Komunës së Gjakovës dyshohet se një person ka gjetur vdekjen pasi që është goditur nga rrufeja.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh.

‘’Raportohet se në një fushë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja’’, thuhet në njoftim.

Më tutje është bërë e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Related posts

Legjenda portugeze Luis Figo kërkon dorëheqjen e kreut të FIFA-s

Kushtrim Guraj

Përfundon takimi mes Lajçakut dhe Bislimit, ja hapi i radhës

admin

Ushtria e Kongos vret mbi 1.000 rebelë të ADF-së gjatë gjendjes së rrethimit

admin