RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor plagosen tre palestinezë dhe arrestohen 23 të tjerë

gjate-bastisjeve-ne-bregun-perendimor-plagosen-tre-palestineze-dhe-arrestohen-23-te-tjere

Tre palestinezë u plagosën sot gjatë një bastisjeje ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, bënë të ditur mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor, duke shkaktuar përleshje të armatosura me palestinezët, raportoi radioja Palestine Voice.

Tre palestinezë, përfshirë një grua, u plagosën nga zjarri izraelit gjatë përleshjeve dhe u transferuan në spital për ndihmë mjekësore, theksoi transmetuesi.

Nuk ka asnjë prononcim nga ushtria izraelite mbi lajmin.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka arrestuar 23 palestinezë në bastisjen në Bregun Perëndimor, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Wafa.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kapjes së palestinezëve të “kërkuar”.

Që nga fillimi i vitit, sipas shifrave zyrtare palestineze, forcat izraelite kanë vrarë 94 palestinezë dhe kanë plagosur rreth 7.000 në Bregun Perëndimor.

Related posts

Kurti: Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, kam ardhur për bisedime për marrëveshje

admin

Zgjedhjet në Turqi: Propozim martese para votimit

Muhamet Ramadani

Gjermania dhe Polonia zotohen të rrisin bashkëpunimin në mbrojtje

admin