RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

gjenden-mbetje-mortore-ne-gjakove,-dyshohet-se-i-perkasin-nje-personi-te-zhdukur-gjate-luftes

Janë zbuluar mbetje mortore në Gjakovë, të cilat dyshohet se i përkasin një personi që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë

Policia ka bërë të ditur se mbetjet mortore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore.

“Ekipet policore në koordinim me IML-në dhe njësitet tjera kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi-personi, që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore”, thuhet në raportin e policisë.

Related posts

Mbi 382 mijë njerëz do të jenë të pastrehë në Britani për Krishtlindje

admin

Zgjedhjet në Kosovë, numërimi i votave përfundoi brenda 10 ditësh, VV siguroi 53 mandate

admin

Si po ndodh çlirimi i dytë i Sirisë

admin