RTV AHIRETI
Lajme

Gjenden pa shenja jete dy shtetase ukrainase në Tiranë

gjenden-pa-shenja-jete-dy-shtetase-ukrainase-ne-tirane

Dy shtetase ukrainase janë gjetur të pajeta në Tiranë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35.

Dy gratë nga Ukraina, njëra 25 vjeç dhe tjetra 40, u gjetën pa shenja jete në një banesë në Rrugën e Dibrës.

Dyshohet se dy ukrainaset e kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Ndërkohë, është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

The post Gjenden pa shenja jete dy shtetase ukrainase në Tiranë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Paketa e 16-të që nga nisja e luftës, Suedia i jep ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh

admin

Erdoğan: Paga minimale e punonjësve publikë do të rritet në 15 mijë lira – VIDEO

admin

Sllovenia iu bashkua proceseve kundër Izraelit në OKB

admin