RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Gjenden sinjale të çuditshme në lëndën e bardhë të trurit: Nuk e dimë çfarë, por diçka po ndodh atje

​gjenden-sinjale-te-cuditshme-ne-lenden-e-bardhe-te-trurit:-nuk-e-dime-cfare,-por-dicka-po-ndodh-atje

Sistemi nervor qendror përbëhet nga lëndë gri dhe e bardhë. Në sipërfaqen e trurit ekziston një lëndë gri e përbërë nga qeliza nervore me ind mbështetës midis tyre. Në pjesën qendrore të trurit, lënda e bardhë përbëhet nga fibra nervore që dalin nga qelizat nervore të lëndës gri.

Lënda ka një ngjyrë gri ose më të errët për shkak të përqendrimit të lartë të qelizave nervore që menaxhojnë funksione të rëndësishme; siç janë të folurit, të mësuarit, lëvizja e të ngjashme. Zona të ndryshme të trurit janë përgjegjëse për funksione të ndryshme, dhe materia gri luan një rol të rëndësishëm në të gjitha aspektet e jetës njerëzore.

Lënda e bardhë, nga ana tjetër, përbëhet kryesisht nga fibra nervore (aksone) që lidhin qelizat e trurit dhe lehtësojnë komunikimin me pjesën tjetër të trupit.

Duke marrë parasysh rolin më të rëndësishëm të materies gri, gjatë hulumtimit shkencëtarët u fokusuan kryesisht në zonën “gri” të trurit dhe nuk u morën aq shumë me lëndën e bardhë. Hulumtimet e reja tregojnë se ende duhet t’i kushtojmë pak më shumë vëmendje “pjesës së bardhë” të aparatit tonë të trurit.

Shkencëtarët nga Universiteti Vanderbilt në SHBA përdorën imazhe funksionale të rezonancës magnetike (fMRI) për të vëzhguar ndryshimet në lëndën e bardhë të subjekteve ndërsa kryenin detyra të thjeshta si lëvizja e gishtërinjve.

Ata vunë re një rritje të qartë të sinjaleve të varura nga niveli i oksigjenimit të gjakut (BOLD) në lëndën e bardhë, gjë që tregon rritje të aktivitetit të trurit gjatë detyrave. Ky është një realizim i rëndësishëm, edhe nëse ende nuk e dimë saktësisht se çfarë po ndodh atje.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të thotë kjo. Ne vetëm e dimë se diçka po ndodh. Ka një sinjal të fortë në lëndën e bardhë,” tha inxhinieri biomjekësor Kurt Schilling, raporton Science Alert.

Një rritje në nivelin e sinjalit BOLD në lëndën gri do të thotë më shumë rrjedhje gjaku dhe oksigjenim në tru. I njëjti mekanizëm mund të zbatohet edhe për lëndën e bardhë.

Duhet të theksohet se edhe lënda e bardhë ka një funksion të rëndësishëm. Edhe pse bazohet kryesisht në lidhje, në rast se lidhja prishet, mund të shfaqen çrregullime të ndryshme si epilepsia apo skleroza e shumëfishtë.

Prandaj shkencëtarët besojnë se do të ishte mirë që të kryheshin kërkime më të detajuara për natyrën e këtyre sinjaleve, veçanërisht në kontekstin e problemeve shëndetësore si sëmundja e Alzheimerit.

“Për 25 ose 30 vjet, ne kemi lënë pas dore gjysmën tjetër të trurit,” beson Schilling.

Ndryshe, hulumtimi u botua në revistën “PNAS”.

Related posts

A e dini çfarë i bëjnë trurit mendimet negative?

rezart morina

Sa është i nevojshëm uji për fëmijët

rezart morina

Hani fruta dhe perime largojeni depresionin

rezart morina