Një person në Drejkovc të Shtërpcës, ka raportuar të martën në policinë e Kosovës, se ka hasur në tre mina dhe dy bomba dore.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur, se pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga njësiti policor, mjetet e pashpërthyera janë tërhequr nga njësiti për deminim i polisisë.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në mjete të dyshuara (tre mina dhe dy bomba dore). Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr mjetet e dyshuara”, bëhet e ditur në raport.
The post Gjenden tri mina dhe dy bomba dore të pashpërthyera në Shtërpcë first appeared on Radio Televizioni Iliria.