RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjika: Armët që i kemi dhënë Ukrainës të përdoren për vetëmbrojtje jo për sulme kundër Rusisë

belgjika:-armet-qe-i-kemi-dhene-ukraines-te-perdoren-per-vetembrojtje-jo-per-sulme-kunder-rusise

Qeveria e Belgjikës tha se armët që i kanë dhënë Ukrainës mund të përdoren për vetëmbrojtje dhe ka kundërshtuar që ato të përdoren në sulmet kundër Rusisë, transmeton Anadolu.

Në Belgjikë janë bërë objekt diskutimi video-pamjet lidhur me armët automatike “FN Scar” të prodhuara nga kompania belge FN Herstal që janë dërguar në Ukrainë dhe të cilat janë përdorur nga grupet anti-qeveritare në Rusi në sulmet kundër ushtrisë ruse.

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo në një program televiziv iu përgjigj pyetjeve lidhur me çështjen, ku ai ka thënë se kërkon nga njësitë e inteligjencës që të përcaktojnë nëse janë përdorur apo jo armët e prodhimit belg në territoret e Rusisë.

“Unë nuk jam ende në gjendje të konfirmoj këtë informacion”, tha De Croo, i cili vuri në dukje se për armët që i kanë dhënë Ukrainës ekziston kushti që ato të mund të përdoren “vetëm me qëllimin për mbrojtjen e territorit të Ukrainës”.

“Kemi rregulla strikte për armët, për ato të prodhimit belg por edhe për ato që shkojnë nga vendet e tjera të Evropës. Nga ukrainasit kemi kërkuar që të qartësojnë situatën”, tha De Croo.

Në pamjet e publikuara këtë fundjavë nga “Washington Post”, grupet anti-qeveritare “Legjioni i Lirisë Ruse” dhe “Trupat Vullnetare Ruse” kanë kryer sulm në Belgorod në anën tjetër të kufirit nga Ukraina, ndërkohë krahas armëve dhe pajisjeve të prodhuara në vendet perëndimore përfshihen edhe armët FN Scar të prodhimit belg.

Zyrtarët belgë theksuan se në dokumentet e furnizimit dhe dorëzimit lidhur me armët e dërguara Ukrainës ka terma të sakta se këto pajisje mund të përdoren nga Forcat e Armatosura të Ukrainës vetëm për të mbrojtur territoret e tyre kundër pushtimit rus.

Po ashtu thuhet se armët e prodhuara nga kompania belge FN Herstal ndodhen edhe në inventaret e vendeve të tjera të Evropës.

Related posts

Lirohet nga arresti shtëpiak Enver Sekiraqa, i akuzuari për nxitjen e vrasjes së policit Trimuf Riza

rezart morina

Andrew Tate, në paraburgim edhe për 30 ditë

admin

Gratë muslimane me burkini nuk lejohen të notojnë në veri të Italisë

admin