RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet e vdekur një vajzë në autostradën “Arbën Xhaferi”

gjendet-e-vdekur-nje-vajze-ne-autostraden-“arben-xhaferi”

Një vajzë është gjetur pa shenja jete në skaj të rrugës, më konkretisht në autostradën “Arbën Xhaferi” në drejtimin Ferizaj-Prishtinë.

Rastin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Me ç’rast, Krasniqi bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante, po ashtu edhe prokurori.

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent) Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në konfirmimin e Krasniqit

Related posts

BE: Shkarkimi i Ekipit menaxhues për Asociacionin shkel frymën e dialogut

Muhamet Ramadani

Itali – 13 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut nga shirat e dendur

admin

OKB akuzon Izraelin për ndërtim muri në jug të Libanit

RTI