RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet i djegur një 55 vjeçar brenda veturës në Prizren, dyshohet për vetvrasje

gjendet-i-djegur-nje-55-vjecar-brenda-vetures-ne-prizren,-dyshohet-per-vetvrasje

Një rast tragjik ka ndodhur të dielën pas mesnate në Prizren. Një person dyshohet se ia vuri flakën vetes brenda një veture. Policia njofton se viktima është djegur plotësisht, ndërsa mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.

“Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftuar se në rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren është duke u djegur një veturë. Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë, e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vetura e djegur është një golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar.

“Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimt “ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisi Ligjore në Prishtinë për egzaminim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Gjermani, ambientalistët kullosin lopët në kopshtin e parlamentit

admin

Turqi, qyteti Malatya brenda një minute tronditet nga dy tërmete 4.8 dhe 4.5 ballë

admin

Putin: Rusia po përparon në drejtim të bastionit të Ukrainës në qytetin Siversk

admin