Një femër është gjetur e vdekur në Lipjan.
Siç raporton policia në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Lipjan 16.08.2023 – 07:22. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.