RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

gjendet-nje-person-i-vdekur-ne-mitrovice

Një person është gjetur pa shenja jete këtë të martë në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Viktima i moshës rreth 60-vjeçare, është gjetur brenda objektit të “Shurdhmemecëve”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se lidhur me rastin janë informuar rreth orës 14:30.

“Bazuar në hetimet fillestare, sot rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ‘Evlia Qelebia’ brenda objektit të ‘Shurdhmemecëve’ është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60-vjeçare”, ka deklaruar Zahiti.

Tutje, ai ka bërë të ditur se hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. /

Related posts

Vala e të nxehtit në Evropë shkakton shkrirje të paprecedentë të akullnajave në Alpet Zvicerane

Hevzi

SHBA fluturon avionë luftarakë pranë Venezuelës mes rritjes së kritikave për sulmet ndaj anijeve

Muhamet Ramadani

12 avionë luftarakë F-22 zbarkojnë në Izrael mes tensioneve SHBA-Iran

Kushtrim Guraj