RTV AHIRETI
Lajme

Gjendet pa shenja jetë një 47-vjeçar në Pejë

gjendet-pa-shenja-jete-nje-47-vjecar-ne-peje

Është gjetur pa shenja jetë një person i moshës 47-vjeçare në Pejë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova, i cili tha se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

“Me datë 03.12.2022, Policia është informuar se në rrugen ” Shtjefën Gjeçovi” në Pejë, një person është i shtirë në shtpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete”.

Policia rastin e ka cilësuar si ” Hetim i Vdekjes”, përcjell Klankosova.tv.

“Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, gjithashtu edhe autoambulanca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjet është pa shenja jete, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes”, ka thënë Rugova.

Related posts

Kurti flet sot për takimin në Bruksel

admin

Rritet në 32.552 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

Qeveria në pritje të raportit të BE-së për heqjen e masave: Borrell të konstatojë përmbushjen e kushteve

RTI