RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 32.552 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-32.552-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Numri i palestinezëve që humbën jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, ku shkaktoi fatkeqësi humanitare duke lënë njerëzit të uritur dhe të etur dhe duke penguar mbërritjen e ndihmave është rritur në 32.552, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë prej 174 ditësh.

Në 24 orët e fundit, 62 palestinezë të tjerë kanë humbur jetën dhe 91 janë plagosur në sulmet e forcave izraelite kundër Rripit të Gazës.

Raportohet se numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori arriti në 32.552 ndërsa numri i të plagosurve në 74.980.

Në deklaratë theksohet se ende ka trupa nën rrënoja dhe buzë rrugës, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat.

Related posts

Gratë muslimane me burkini nuk lejohen të notojnë në veri të Italisë

admin

Përfundon takimi në Ambasadën Amerikane, nuk deklarohen për medie

admin

Rritet në 12 numri i të vdekurve nga tërmeti në Pakistan dhe Afganistan

rezart morina