RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet pa shenja jete një i mitur në Gjakovë

gjendet-pa-shenja-jete-nje-i-mitur-ne-gjakove

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Palabardh të Gjakovës, ku një i mitur është gjetur pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se një person (mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ka thënë Krasniqi.

Related posts

Mijëra njerëz në Srebrenicë për të shënuar 31-vjetorin e gjenocidit, zhvillohet varrimi kolektiv i 10 viktimave

Kushtrim Guraj

Të paktën 26 të vr’arë nga su’lmet iz’raelite sot në Ga’za

admin

Policia izraelite sulmon palestinezët që tentuan të falin teravinë pranë Xhamisë Al-Aksa

Muhamet Ramadani