Komuna e Klinës ka njoftuar se nesër, ditë e premte, nuk do të mbahet mësimi nëpër shkolla, për shlal të pamundësisë së qarkullimit në disa fshatra.
Në konsultim me prindërit, Drejtoria e Arsimit ka vendosur që mësimi nesër të mos mbhaet, teksa vendimi në fjalë do të vlejë vetëm për nesër.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës së Klinës:
Të nderuar qytetarë, mësimdhënës, nxënës,
Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës.
Vendimi është marrur për shkaqe të sigurisë së nxënësve, ndërsa për hapat tjerë do të informohen drejtorët e shkollave.