Në shumë rajone në jug të Francës është vendosur gjendje alarmi për shkak të “rrezikut të lartë nga zjarri”, transmeton Anadolu.
Sipas Administratës Meteorologjike pritet që Bouches-du-Rhone, Sud-Est, Var dhe Vaucluse të ndikohen nga valët e të nxehtit.
Përderisa alarmi i kuq u lëshua në Bouches-du-Rhone për shkak të “rrezikut shumë të lartë nga zjarri”, një nivel më i ulët i alarmit portokalli u shpall për shkak të “rrezikut nga zjarri në pyje” në 3 rrethe të rajonit Sud-Est.
Në Var dhe Vaucluse është bërë thirrje për vigjilencë në rast të ndonjë zjarri.
Autoritetet franceze bëjnë të ditur se 9 nga çdo 10 zjarre në vend janë shkaktuar nga njerëzit.