RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave për komplot për përmbysjen e humbjes në zgjedhje

trump-deklarohet-i-pafajshem-ndaj-akuzave-per-komplot-per-permbysjen-e-humbjes-ne-zgjedhje

Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm të enjten, përballë akuzave federale se ka orkestruar një komplot për përmbysjen e humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, në atë që prokurorët amerikanë e quajnë përpjekje të paprecedente nga presidenti i atëhershëm për të minuar shtyllat e demokracisë amerikane.

Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, i cili ka udhëhequr hetimin, ka shikuar nga rreshti i parë, teksa Trump ka thënë se ndjehet i pafajshëm, duke qëndruar para gjyqtarit Moxila Upadhyaya.

Paraqitja e Trumpit në gjyq, e cila ka zgjatur rreth gjysmë ore, ka ndodhur vetëm një kilometër larg ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën mbështetësit e tij e sulmuan më 6 janar të vitit 2021, në përpjekje për ta ndalur certifikimin e disfatës së tij zgjedhore nga legjislativi amerikan. /rel

Related posts

Gruaja dhe dy vajzat e prezantuesit që u vranë me hark u mbajtën peng për orë të tëra nga autori! 26-vjeçari i lidhi dhe… Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

admin

Të paktën 10 të vdekur nga përmbytjet që morën automjete dhe përmbytën shtëpi në kryeqytetin e Kenias

Irfan Jahiu

Arabia Saudite paralajmëron banorët për kërcënim të mundshëm në Abha dhe Khamis Mushait

Muhamet Ramadani