RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjenerali i lartë rus: Izraeli rrezikon “të pushojë së ekzistuari si shtet”

gjenerali-i-larte-rus:-izraeli-rrezikon-“te-pushoje-se-ekzistuari-si-shtet”

Një zyrtar i lartë ushtarak rus ka deklaruar se Izraeli rrezikon “të pushojë së ekzistuari si shtet”, duke pretenduar se objektivi kryesor i Tel Avivit është përshkallëzimi i konfliktit në vazhdim në Lindjen e Mesme dhe përfshirja e SHBA-së dhe NATO-s në luftë, transmeton Anadolu.

Gjenerallejtënant Apti Alaudinov, zv/shef i Drejtorisë Kryesore Ushtarako-Politike të ushtrisë ruse dhe komandant i forcave speciale Akhmat, për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS tha se konflikti rajonal ka të ngjarë të përshkallëzohet më tej.

“Duhet të kuptojmë se lufta në Lindjen e Mesme vetëm sa do të përshkallëzohet. Besoj se pikërisht ky është objektivi i Izraelit, të përshkallëzojë konfliktin sa më shumë të jetë e mundur dhe të tërheq në të si SHBA-në, ashtu edhe të gjithë bllokun e NATO-s”, tha Alaudinov.

Në fund, ai paralajmëroi se Izraeli “do ta mbivlerësojë fuqinë e tij dhe do të pushojë së ekzistuari si shtet”.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt. Në përgjigje, Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj vendeve të rajonit ku ndodhen objekte amerikane.

Në muajin qershor, Irani dhe SHBA-ja nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synonte t’i japë fund luftës dhe të hapë rrugën për një marrëveshje më të gjerë, por marrëveshja më vonë u prish mes akuzave të ndërsjella për shkelje dhe rifillimit të armiqësive.

Që atëherë, përpjekjet diplomatike nuk kanë arritur të sjellin përparim lidhur me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit apo rifillimin e negociatave për një marrëveshje më të gjerë.

Related posts

Makinat elektrike, në qendër të luftës së re tregtare SHBA – Kinë

admin

Koreja e Veriut akuzon SHBA-në, Japoninë dhe Korenë e Jugut për krijimin e një “krize të re të sigurisë”

Irfan Jahiu

Kolera merr jetën e 12 personave në Mozambik brenda 24 orëve

RTI